Palmer, tri javë jashtë fushave

Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, do të pushojë për tre javë për shkak të lëndimit që e mori në ndeshje ndaj Manchester Unitedit javën e kaluar. Zgjerimi i muskulit të tij është duke kaluar, por për shkak të mos rrezikimit të shëndetit, Enzo Maresca, ka bërë të ditur se ai do të duhet të pushojë për tre javë.

Chelsea do të ndeshet me Brightonin në fundjavë, ndërsa ndeshja tjetër është ndaj Liverpoolit – ku do të mungojë Palmer. Ai do të mungojë edhe në Ligë të Kampionëve, në ndeshje ndaj Benficës.

“Po, kemi vendosur ta mbrojmë Palmerin nga përkeqësimi i lëndimit. Ai do të pushojë për tre javë dhe kur të kthehet në fushë, do të jetë në 100%-shin e tij dhe plotësisht i gatshëm,” tha Maresca sot.

Chelsea ka 8 pikë nga gjashtë ndeshjet e para të stinorit, me një humbje deri tani, ku pësuan pikërisht në fundjavën e shkuar ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live