
Para Izraelit: Pas Hajdarit, dhe Avdullahu lirohet!
Lëndimi i Albian Hajdarit në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Austrisë, kushtoi shumë. Por tani, FFK ka bërë të ditur se Albian Hajdari është larguar nga grumbullimi i Kosovës në Debrecen të Hungarisë për ndeshjen e radhës që luhet më 1 tetor ndaj Izraelit.
Mirëpo, gjërat nuk përfundojnë këtu. FFK ka bërë të ditur se për arsye familjare as mesfushori Leon Avdullahu nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje të rëndësishme për Kosovën!
Sa i përket Avdullahut, ai pritet të kthehet, por nuk dihet nëse do të mund të paraqitet në përballje me Izraelin. Në anën tjetër për Hajdarin tashmë është konfirmuar se nuk do të bëhet i gatshëm për dy ndeshjet tjera të Kosovës në tetor, ndaj Izraelit si mysafir dhe Austrisë si vendas!
“Albian Hajdari largohet nga grumbullimi, Leon Avdullahu lirohet përkohësisht
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi është konstatuar se rikuperimi i tij nga lëndimi nuk do të jetë i mundur në kohë për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Austrisë.
Përkundër angazhimit maksimal të stafit mjekësor dhe përpjekjeve për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy ndeshje.
Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu. Ai do t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.” — bëri të ditur FFK sot.
Kujtojmë, Kosova në dy ndeshjet e para në Ligën B të Kombeve ka shënuar një fitore dhe një disfatë. Ekipi ka mposhtur Irlandën dhe është mposhtur nga Austria. Gjendja aktuale në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve ku bën pjesë Kosova është si mëposhtë.
REZULTATET E DERITASHME:
Kosova – Irlanda 1-0
Austria – Izraeli 3-1
–
Austria – Kosova 3-1
Izraeli – Irlanda 0-3
TABELA AKTUALE:
1. Austria 6p.
2. Kosova 3p.
3. Irlanda 3p.
4. Izraeli 0p.
DUELET E RADHËS:
1 tetor, Izreali – Kosova
1 tetor, Irlanda – Austria
–
4 tetor, Kosova – Austria
4 tetor, Irlanda – Izraeli.
