
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Izraeli-Kosova
Pas ndeshjes ndaj Austrisë, Kosova udhëton tani në Hungari për tu takuar me Izraelin, të cilët luajnë ndeshjet si vendas aty.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për tifozët e Kosovës në këtë ndeshje, ndërsa më e lira është 105 euro!
Gjithashtu, në njoftim është bërë e ditur se për blerjen e biletës duhen të dhëna si: numri i letërnjoftimit/pasaportës, fotografia, emri dhe mbiemri i njëjtë si në dokument, e-maili dhe adresa e banimit!
Përballja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës luhet më 1 tetor në ndeshjen që fillon prej orës 20.45 në Debrecen të Hungarisë, ndërkaq dyert hapen prej orës 19.15. Stadiumi Nagyerdei ka kapacitet prej mbi 20 mijë ulësesh.
Tifozët e Kosovës do të jenë në sektorin D3. Ndërsa dokumenti i njëjtë me të cilin është blerë bileta do t’iu kërkohet tifozëve në hyrje të stadiumit, kanë bërë të ditur aty.
