Bora vazhdon me fitore, mposhti Yllin

Ekipi i Borës po vazhdon me formë të mirë në Superligë dhe sonte ka shënuar edhe fitoren e dytë kampionale nga po aq ndeshje të zhvilluara. Ekipi prishtinas ka shënuar fitore ndaj Yllit në “13 qershori” me rezultat 64-75.

Dallimi kryesor në ndeshje u bë në çerekun e parë, 12-20, ndërsa më pas loja shkoi kryesisht barabartë çerek pas çereku për tu mbyllur me 11 pikë dallim në të mirë të mysafirëve.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Jericole Hellems me 19 pikë dhe 10 kërcime ka qenë lojtari më i dalluar te Bora, ndërsa pos tij lojë të mirë ka treguar edhe Terren Allen me 16 pikë e 5 asistime.

Te vendasit që po drejtohen nga Rami Hadar janë dalluar Artin Gashi dhe Connor Whiters me nga 11 pikë të shënuara. Pas këtij dueli Bora ka bilanc 2-0, ndërsa Ylli 0-2. Në xhiron e radhës, Bora pret Rahovecin 029 ndërsa Ylli i shkon Prishtinës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live