Armstead dhe Dawkins ia sigurojnë fitoren e parë Prishtinës

Dyshja Malcolm Armstead dhe Bryson Dawkins kanë shënuar mbi gjysmën e pikëve të ekipit të Prishtinës, për të shënuar fitore në duelin e sontëm ndaj Vëllaznimit, 68-83.

Armstead luajti me 26 pikë, bëri 3 asistime dhe regjistroi 4 kërcime në ndeshje, ndërsa Dawkins dha 23 pikë bashkë me 4 asistime dhe 7 kërcime.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Vëllaznimi e nisi më mirë duelin, ku koshashënuesi më i mirë i tyre u bë Kentrell Pullian me 26 pikë, por pas çerekut të parë ndeshja kaloi në anë të Prishtinës dhe ata vetëm sa shtonin epërsinë për të arritur deri te fitorja e parë kampionale.

Pas dy xhirosh, Prishtina ka bilanc 1-1, ndërsa Vëllaznimi mbetet ende pa fitore në Superligë, 0-2. Në xhiron e radhës, Prishtina pret Yllin, ndërsa Vëllaznimi udhëton te Peja.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live