
FBK SuperligaNdërkombëtare
Pas fitores, Prishtina mysafire në Belgjikë
Ekipi i Prishtinës do të merr rrugë për në Bruksel të Belgjikës, për ndeshjen e xhiros së dytë në kuadër të ligës ENBL të basketbollit. Pas fitores së shënuar në xhiron e parë ndaj ekipit norvegjez Gimle, 90-79, Prishtina po kërkon fitoren e dytë.
Belgët e Brussels Basketball nuk kanë luajtur ende asnjë lojë në ENBL dhe kjo do të jetë ndeshja e parë e tyre e stinorit aty. Përballja luhet në palestrën “Complexe Sportif de Neder-Over-Heembeek” ndërsa dueli nis në 20.30 të mërkurën më 8 tetor.
Prishtina, që këtë stinor po drejtohet nga greku Michalis Kakiouzis ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës, duke e mposhtur Yllin si mysafir. Bardhekaltërit kërkojnë vazhdimin e formës së mirë të tyre.