Pas humbjes nga Malisheva, Prishtina ndahet me trajnerin!

Edhe zyrtirisht, Prishtina është ndarë me trajnerin Arsim Thaqi. Ndarja vjen pas fundjavës ku ekipi bardhekaltër pësoi nga Malisheva në shtëpi! Prishtina është lidere e Superligës me një ndeshje më pak të luajtur, por si duket kjo disfatë, ka qenë e rëndë për drejtuesit e klubit!

“FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme.
E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.
Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjes në garat evropiane. Nën drejtimin e tij, gjatë sezonit aktual pas 14 xhirove, FC Prishtina ka tubuar 26 pikë, duke kryesuar renditjen me 3 pikë avantazh ndaj vendit të dytë.
FC Prishtina i uron trajnerit Arsim Thaqi suksese të mëtejshme profesionale dhe personale.” — shkroi FC Prishtina në njoftim.

Aktualisht, bardhekaltërit kryeqytetas janë liderë të Superligës ku pas 13 ndeshjeve të luajtura kanë 26 pikë me 8 fitore të arritura e 2 barazime karshi 3 humbjeve të regjistruara. Gjithashtu, Prishtina është 3 pikë mbi Ballkanin ndjekës, derisa ka edhe një ndeshje derbi të shtyer ndaj Dritës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live