Pas miqësores me Bashkimin, Trepça në rrugë për Basketball Champions League

Kampionja e Kosovës në basketboll, Trepça, sonte luan miqësoren e fundit në Kosovë. Kundërshtar ka nënkampionin, Bashkimi. Tri ditë më parë, Bashkimi mposhti mitrovicasit në “Sezai Surroi”, ndërsa tash luhet miqësorja në “Minatori”.

Për Trepçën, kjo miqësore është e fundit në Kosovë para se të merr rrugë për në Bullgari, ku do të kryejë përgatitjet e fundit për ndeshjen kualifikuese të Basketball Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Adis Beciragic do të ketë punë të vështirë në raundin kualifikues. Së pari, Trepça do të ketë punë me Heroes Den Bosch të Holandës. Nëse arrin ta kalojë këtë kundërshtar, në ndeshjen që zhvillohet të hënën e 22 shtatorit, atëherë do të kalojë në raundin gjysmëfinal të kualifikimeve ku e pret fituesi i duelit Bakken Bears – Kutaisi.

Nëse “minatorët” e kalojnë edhe këtë kundërshtar, atëherë në finale të kualifikueses do të përballen me më të mirin e katërshes, Levice-AEK dhe Kalev/Kramo-Rilski.

Gjithsesi, në rast se nuk do të arrijë të shkojë tutje në fazën grupore të Basketball Champions League, Trepça e ka të sigurt fazën grupore të FIBA Europe Cup. Trepça do të udhëtojë për në Samokov të Bullgarisë, të shtunën më 20 shtator.

RRUGA E TREPÇËS PËR BASKETBALL CHAMPIONS LAEGUE:

ÇEREKFINALET:
1. Levice – AEK
2. Kalev/Kramo – Rilski

3. Bakken Bears – Kutaisi
4. Heroes Den Bosch – Trepça

GJYSMËFINALET:
A. Fituesi 1 vs. Fituesi 2.
B. Fituesi 3 vs. Fituesi 4.

FINALJA:

Fituesi A vs. Fituesi B.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live