Peja mposhtet në debutim!

Ekipi i Pejës ka debutuar me humbje në kuadër të ligës ENBL, ndërsa është mposhtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të Prishtinës nga kudnërshtari letonez, Riga Zelli. Pejanët u mposhtën me rezultat 72-83, ndërsa epërsi kishin vetëm pas çerekut të parë (20-17) dhe pas të dytit (21-30) në periudhën e tretë dhe të katërt nuk kanë arritur të përmbysin dallimin.

Tajh Green me 20 pikë e 7 kërcime ka qenë më i dalluari te Peja. Me 14 pikë ndeshjen e kreu Skyler Flatten, ndërsa 13 pikë i dha përvoja e Dardan Berishës, duke bërë edhe 3 asistime.

Toms Skuja me 23 dhe Frankie Fidler me 22 pikë kanë qenë më efikasit te ekipi kundërshtar pasi shënuan mbi 50% të pikëve të skuadrës së tyre në fitore. Përndryshe, kjo është fitorja e dytë e Riga Zellit pas dy ndeshjeve të para në ENBL këtë stinor.

Peja, në ndeshjen e dytë në kuadër të ENBL Peja udhëton për ndeshje ndaj Dubravës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live