
Përforcim i ri te Trepça, zyrtarizohet Akili Vining
Basketbollisti amerikan, Akili Vining, është lojtar i ri i Trepçës. Ekipi mitrovicas ka bërë të ditur sot në llogaritë e saja të rrjeteve sociale se ka arritur marrëveshje me basketbollistin 26 vjeçar për të luajtur pjesën e mbetur të stinorit 2025/26 në “Minatori”.
Së fundi, Vining ka qenë pjesë e ekipit izraelit, Hapoel Beer Sheva, ndërsa aty ka pasur mesatarisht 12 minuta për ndeshje, duke dhënë 1.9 pikë, 2 asistime dhe 1.1 kërcime për ndeshje. I njëjti, dy stinorë më parë ka qenë pjesë e skuadrës suedeze, Jamtland, ku ka luajtur me mesatare prej 14.6 pikëve, 3.8 asistimeve dhe 2.4 kërcimeve për ndeshje.

Vining është 188cm i gjatë dhe luan në pozitat 1/2. Ai pritet t’i ndihmojë Trepçës për përballjet e pjesës së dytë të stinorit në Superligë si dhe ndeshjet e Kupës. Trepça aktualisht është lidere e Superligës me bilanc 10-3.
