Prishtina bën profesionistë lojtarët premtues!

FC Prishtina ka nënshkruar kontrata profesionale me katër futbollistë premtues nga shkolla e saj e futbollit: Reis Paci (2007), Lorik Mehmeti (2008), Lorian Fazliu (2007) dhe Skifter Mustafa (2007).

Këta lojtarë janë pjesë e pandashme e ekipit U19 të Prishtinës, ndërsa shpeshherë grumbullohen edhe me skuadrën e parë, duke dëshmuar potencialin dhe seriozitetin e tyre në rrugën drejt futbollit profesionist.

Prishtina është lidere aktuale e Superligës me 19 pikë pas 8 xhirosh, 4 më shumë sesa ndjekësi i parë, Ballkani.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live