Prishtina e Re zyrtarizon dorëheqjen e trajnerit

Disa orë pasi që vetë trajneri ofroi dorëheqjen, edhe klub i Prishtinës së Re ka zyrtarizuar largimin e tij përmes një njoftimi të lëshuar në llogaritë e klubit në rrjete sociale.

Shpëtim Babaj dha dorëheqje pas rezultateve të fundit të skuadrës, ndërsa bëri të ditur se dy herë kishte ofruar dorëheqjen e tij, të cilën klubi nuk e kishte pranuar, derisa sot dha dorëheqje të parevokueshme.

“Komunikatë Zyrtare: KF Prishtina e Re njofton se trajneri i skuadrës së parë, Shpëtim Babaj, ka paraqitur dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e kryetrajnerit.
Gjatë periudhës sa ka drejtuar ekipin, trajneri Babaj ka punuar me profesionalizëm, përkushtim dhe seriozitet, duke dhënë kontributin e tij te çmuar në funksion të skuadrës. Klubi e falënderon për angazhimin dhe kohën e investuar në drejtimin e ekipit të parë.
Shpëtimit i urojmë shumë suksese në vazhdim në angazhimet dhe sfidat e tij të ardhshme profesionale.” — shkroi KF Prishtina e Re në njoftimin e lëshuar pak më parë.

Shpëtim Babaj dha dorëheqje gjatë ditës sot.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live