Prishtina ndahet me ndihmës-trajnerin

Skuadra e Prishtinës, është ndarë me ndihmës-trajnerin e deritashëm të ekipit, Blerim Bunjaku. Njoftimin e ka bërë të ditur zyrtarisht sot klubi bardhekaltër nga kryeqyteti, derisa Bunjakut i uroi suksese në vazhdim të karrierës.

“FC Prishtina njofton se nga pjesa e dytë e sezonit pranveror, ndihmës-trajneri Blerim Bunjaku nuk do të jetë më pjesë e shtabit teknik të ekipit bardhekaltër.
Bunjaku iu bashkua skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke qenë pjesë e suksesit në triumfin e Kupës së Kosovës, si dhe në paraqitjet e klubit në garat evropiane, përfshirë Europa League dhe Conference League.
Klubi e falënderon trajnerin Bunjaku për punën profesionale dhe kontributin e dhënë gjatë angazhimit të tij te FC Prishtina, duke i uruar suksese në vazhdimin e karrierës.” – shkroi FC Prishtina në njoftim.

Kujtojmë, Prishtina vjeshtën në Superligë e përfundoi në vend të dytë të renditjes tabelare me 3 pikë më pak sesa Ballkani lider, ndërkaq në muajin nëntor emëroi trajner të ri të ekipit Afrim Tovërlanin.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live