
Prishtina prezantoi mesfushorin boshnjak
Një futbollist i ri nga Tuzla e Bosnjes dhe Hercegovinës është lojtar i ri i Prishtinës. Kryeqytetasit mbrëmë zyrtarizuan ardhjen e mesfushorit qendror boshnjak Harun Karic në ekip.
Karic së fundi ka qenë pjesë e ekipeve krigize, Bars dhe Abdysh-Ata Kant, ndërsa para kësaj ka qenë kryesisht pjesë e ekipeve të ligës boshnjake, derisa një kohë ka qenë pjesë edhe e shpresave të reprezentacionit të Bosnje e Hercegovinës.
“FC Prishtina ka arritur marrveshje me futbollistin boshnjak Harun Karić. Mesfushori qendror, 23-vjeçar, i bashkohet skuadrës sonë duke sjellë duke sjellë përvojë nga kampionate të ndryshme.
Së fundmi, Karić ishte pjesë e elitës së futbollit në Kirgistan, dhe luajti për ekipet Bars dhe Abdysh- Ata Kant ku arriti të fitojë titullin dhe superkupën. Në karrierën e deritanishme, ai ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit kroat NK Lokomotiva, si dhe klubeve nga Bosnja dhe Hercegovina: Željezničar, Tuzla City dhe OFK Gradina.
Harun Karić ka përfaqësuar Bosnjën dhe Hercegovinën edhe në arenën ndërkombëtare, duke qenë pjesë e reprezentacioneve U19 dhe U21.” — shkroi FC Prishtina në njoftim.
Përndryshe vetë Karic në deklaratën e tij si lojtar i Prishtinës tha që është nder të vesh fanellën e Prishtinës, ndërsa do të jep maksimumin e tij për të arritur objektivat e klubit.
