Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit

Në pjesën e dytë Prishtina ka bërë dallimin, për të shkuar sigurt te fitorja dhe atë me diferencë që vështirë është të përmbyset nga gjakovarët në ndeshjen e dytë.

Bardhekaltërit mysafirë pas pjesës së parë të ngushtë 34-36 në pjesë të dytë, veçanërisht në çerekun e tretë 15-25, kanë bërë dallimin për të çuar ndeshjen lehtë në fund dhe e fituan me 14 pikë dallim, 68-82.

Kahlil Dukes që debutoi te Prishtina ishte më efikasi aty, me 17 pikë e 5 kërcime. Me 16 pikë ndeshjen e kryen dyshja tashmë e stabilizuar dhe bartëse në ekip, Adrio Bailey dhe Deondre Burns. Ky i fundit shtoi edhe 7 asistime e 2 kërcime në llogari të tij, derisa Adrio bëri 8 kërcime.

Te Vëllaznimi, i zakonshmi Jericole Hellems ishte më i miri. Dha 25 pikë, bëri 3 asistime e 12 kërcime, por s’mjaftoi vetëm ai. Taryn Todd dha 14 pikë, ndërsa Derrick Wilson debutoi me 6 pikë e Andrew Gordon me 9.

Derisa Prishtina në ndeshjen e kthimit do të duhet të ruajë epërsinë 14 pikëshe, Vëllaznimit do t’i duhet shumë punë për ta shkrirë atë dhe për të siguruar gjysmëfinalen e Kupës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live