
FBK Superliga
Prishtina vazhdon me Polloshkën
Ekipi i Prishtinës, që po tenton ta harrojë sa më shpejt stinorin 2025/26, që ka qenë ndër më të dobëtit në histori të klubit, po vazhdon me përforcime për stinorin 2026/27.
Kështu, pasi që ka siguruar shërbimet e Dion Sheqirit, Ajiri Johnsonit, Malcolm Armsteadit dhe Bryson Dawkinsit, ekipi që emëroi Jeronimo Sarinin si trajner për stinorin që vjen sot ka bërë të ditur se ka siguruar edhe Don Polloshkën për të vazhduar në stinorin 2026/27.
Polloshka që në stinorin e kaluar pësoi lëndim dhe luajti vetëm 8 ndeshje në Superligë, për ato ndeshje ka pasur 19.3 minuta lojë mesatarisht me 4.5 pikë dhe 3.3 asistime për ndeshje.
