
FBK Liga e FemraveFBK Liga e Parë
Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi – shpresa olimpike 2026
KOK ka miratuar listën e bursave “Shpresa Olimpike” për vitin 2026 dhe në këtë listë prej basketbollisteve/ëve shpresa janë përfshirë dyshja Shpresa Rexhaj dhe Besim Bytyqi.
FBK ka uruar Sarën dhe Besimin për vlerësimin që ua bëri KOK, ndërsa tash e tutje dyshja do të pranojnë bursa olimpike për vitin në vijim.
“Mbështetja për talentët e rinj është investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e sportit në Kosovë.
Urime Sarës dhe Besimit për këtë vlerësim të merituar.” — shkroi njoftimi i FBK-së ndër të tjera.
46 bursistë të 19 sporteve të ndryshme olimpike do të mbështeten me bursa mujore prej 150 euro gjatë tërë vitit 2026.
