
Scott Bamforth debuton duke shkëlqyer për Yllin
Avantazhi 3 pikësh nga ndeshja e parë çerekfinale ndoshta është pak dhe e pasigurt për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës, të cilën Ylli e kapi sonte në “Minatori” ndaj Trepçës, por debutimi i Scott Bamforthit në Superligë të Kosovës është treguar të jetë i jashtëzakonshëm që do të shtojë apetitet e suharekasve të drejtuar sonte nga Endrit Elshani.
Ish-reprezentuesi i Kosovës shënoi 29 pikë, 3 asistime e 3 kërcime në fitore, ndërsa shutoi 6/9 për tre pikë, duke regjistruar edhe 1 top të vjedhur në fitoren, 99-102 të suharekasve.
Antwan Scott dha 28 pikë për Yllin, ndërsa Gëzim Morina shtoi 11 pikë e 5 kërcime në fitore. Trevon Allen dha 14 pikë dhe bëri 7 kërcime. Ylli fitoi ndeshjen e parë të çerekfinales ndaj Trepçës në Mitrovicë dhe në ndeshjen e kthimit nuk duhet të humbasë me më shumë se 2 pikë për të kërkuar gjysmëfinalen.
Trepça e Adis Beciragicit edhe pse me disa mungesa, luajti shumë mirë, ndërsa më efikasi te vendasit sonte ishte një ish-reprezentues tjetër i Kosovës, Shawn Jones.
Jones kreu lojën me double-double prej 24 pikëve dhe 10 kërcimeve. Pos tij, Mikaile Tmusic u dallua me 19 pikë e 5 asistime, por humbi 6 topa! Kenneth Hasbrouck dha 14 pikë, 4 asistime e 4 kërcime në këtë ndeshje.
Trepça ka shpresa reale për gjysmëfinale, pasi që një fitore me 4 pikë në ndeshjen e kthimit do t’ia siguronte vazhdimin e shpresës për mbrojtje të trofeut të Kupës të cilën e mbanë aktualisht.
