Shkarkohet Ruben Amorim

Raportimet e hershme të mëngjesit të sotëm nga “The Athletic” duket se ishin të sakta.

Edhe zyrtarisht, Ruben Amorim është shkarkuar nga detyra e kryetrajnerit të Manchester Unitedit.

Vendimi i rrufeshëm erdhi pasi që dje në konferencën për shtyp, trajneri portugez bëri të ditur se ka probleme të thella në hierarkinë e skuadrës dhe se ai është nuk trajner, por menaxher i klubit.

Pak orë pas raportimit nga “The Athletic”, ky lajm u bë zyrtar edhe nga Manchester United.

Portugezi Amorim kishte përqindje të dobët të fitoreve me klubin, ndër më të dobëtit në 50 vitet e fundit, ndërsa erdhi me pritje të mëdha në “Old Trafford” të cilët iu patën vërsulë Sportingut për ta transferuar trajnerin në fund të vitit 2024.

Pas 14 muajsh qëndrimi, Ruben Amorim shkarkohet.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live