Shkëndija pësoi disfatë nga Samsunspori

Përkundër paraqitjes së kontrolluar në pjesë të parë dhe pjesës më të madhe të lojës në të dytën, mjaftoi një moment që mysafirët nga Turqia të dalin fitues në duel ndaj Shkëndijës së Tetovës në përballjen e parë të playoffit në kuadër të Ligës së Konferencës të zhvilluar në “Tose Proeski” të Shkupit të enjtën mbrëma.

Samsunspor i drejtuar nga tekniku gjerman Thorsten Fink, ka fituar duelin ndaj Shkëndijës së Jeton Beqirit 0-1, me golin e shënuar nga rumuni Marius në minutën e 77-të të ndeshjes. Marius ishte futur në lojë 5 minuta më parë nga Finku.

Tani, tetovarët do të mundohen që të bëjnë befasi në Samsun të enjten tjetër për të kërkuar kalimin tutje nga playoffi.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live