Shqipëria kryen detyrën me fitore historike ndaj Letonisë

Rezultat minimal, gol i ardhur nga penalltia. Kaq mjaftoi që Shqipëria të festojë në fund tre pikët vështirë të nxjerra nga Letonia e papërshtatshme, ashtu që të mbetet në garë për vendin e dytë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ka qenë Kristjan Asllani që konvertoi penalltinë në gol, pasi që më parë një krosim i Qazim Laçit, ardhur nga depërtimi i Nedim Bajramit në krah, u prek pa dashje me dorë nga mbrojtësi letonez. Asllani (25′) shutoi në të majtën e tij, ndërsa portieri Zviedris kërceu në anën tjetër, për përfundimtaren 1-0!

Shqipëria kishte edhe 2-3 raste tejet të mira, por që nuk u konretizuan, derisa mysafirët me takat të vetin rrezikuan mjaft për të shkëputur pikë. Në fund, Shqipëria arriti fitoren e parë dhe historike ndaj Letonisë, pasi që deri tani në gjashtë ndeshje zyrtare kualifikuese, nuk kishin gjetur fitues asnjëra palë.

TABELA AKTUALE:

1. Anglia 15 pikë
2. Shqipëria 8 pikë
3. Serbia 7 pikë (-1 ndeshje)
4. Letonia 4 pikë
5. Andorra 0 pikë.

NDESHJET E MBETURA:

Duelet e tetorit:

11.10 Letonia – Andorra
11.10 Serbia – Shqipëria
14.10 Letonia – Anglia
14.10 Andorra – Serbia.

Duelet e nëntorit:

13.11 Andorra – Shqipëria
13.11 Anglia – Serbia
16.11 Serbia – Letonia
16.11 Shqipëria – Anglia.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live