Shqipëria-Letonia, 11-shja potenciale e Shqipërisë

Kuqezinjtë i rikthehen pjesës së dytë të ndeshjeve kualifikuese sonte, ndërsa presin Letoninë që i befasoi me barazim 1-1 në qershor. Dy pikë të humbura të të përzgjedhurve të Sylvinhos mund t’i kushtojnë shumë në rrugëtim për playoff, por kuqezinjtë duken të gatshëm për rikthim të besimit me përballjen e sontme në “Air Albania”.

Kështu, mediat tiranase kanë përgatitur 11-shen potenciale me të cilën presin që të dalë në fushë përzgjedhësi brazilian i tyre. Ndërkaq, formacioini ofanziv duket se po kërkohet më shuëm – edhe pse për të parë 11-shen e saktë, duhet pritur Sylvinhon.

TABELA AKTUALE:

1. Anglia 12 pikë,
2. Serbia 7 pikë,
3. Shqipëria 5 pikë,
4. Letonia 4 pikë,
5. Andorra 0 pikë.

11-shja POTENCIALE E SHQIPËRISË:

Portier: Thomas Strakosha;

Mbrojtës: Berat Djimsiti, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj;

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Medon Berisha, Juljan Shehu;

Sulmues: Arbër Hoxha, Armando Broja, Rey Manaj (Mirlind Daku).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live