
Sonte seria bartet në Prizren
Dy ndeshje të serisë finale kaluan dhe të dyja i fitoi kampionja aktuale e Superligës, Trepça. Mitrovicasit kanë marrë epërsinë e dukshme më ndërrim të sistemit të ndeshjeve në serinë finale, 2-2-1-1-1, dhe tashmë kanë epërsinë 2-0 pas dy dueleve të luajtura në “Minatori”.
Koha për revansh?
Por, sonte prizrenasit kërkojnë revanshimin! Bashkimi duket të jetë plotësisht gati për të kërkuar fitoren e parë në serinë finale dhe së paku të shfrytëzojë ambientin në “Sezai Surroi” ashtu që të ulë e pastaj të kërkojë edhe barazimin e serisë në dy ndeshjet e radhës që luhen në Prizren. Në të kundërtën, titulli do t’iu bëhet gjithnjë e më vështirë për tu kapur.
Biletat për ndeshje
Ndeshja Bashkimi – Trepça nis prej orës 19.30 ndërsa pos biletave të shitura në faqen zyrtare të FBK-së për ndeshjet e playoffit portokallezinjtë kanë bërë të ditur se biletat tjera kanë nisur të shiten prej orës 11.00 në biletarëinë përpara palestrës. Në biletari, mund të blihen biletat e rregullta, por edhe ato VIP, njoftoi nënkampioni i Kosovës.
Përndryshe sa i përket ekipeve dhe lojtarëve, asnjë skuadër nuk ka bërë të ditur për lëndime gjatë këtyre ditëve dhe pritet që ato të dalin në fushë me më të mirët që kanë në dispozicion në ndeshjen e tretë të serisë.
