
Superliga: Formacioni i javës (32)
Fundjavë që e afroi Dritën me titullin kampion e Malishevën me Evropën ishte kjo që e lamë pas.
Fitorja e Dritës dhe humbja e Ballkanit bëjnë që gjilanasit t’i afrohen mbrojtjes së titullit, ndërkohë Malisheva mori tri pikë tejet të vlefshme në luftën për vendin e tretë, që dërgon në Evropë.
Në dy takimet e tjera, Drenica mori fitore të rëndësishme në Klinë, kurse Gjilani e Ferizaj luajtën baraz mes tyre.
Si zakonisht, TopSporti ka zgjedhur 11-shen e xhiros bazuar në rezultatet e ndeshjeve dhe paraqitjet individuale.
11-shja e xhiros XXXII:
Ilir Avdyli (Malisheva); Besnik Krasniqi (Drita), Christian Da Silva (Drenica), Bujar Idrizi (Llapi), Blerton Sheji (Drita); Kushtrim Shabani (Ferizaj), Fjoart Jonuzi (Drenica), Robert Ndjigi (Malisheva), Arbnor Ramadani (Llapi); Altin Aliu (Malisheva), Senad Jarovic (Gjilani).

