
Superliga: Formacioni i javës (33)
Xhiroja 33 ishte xhiroja që e vulosi edhe matematikisht Dritën kampione. Kjo e fundit e mposhti Ballkanin 2-0 dhe e siguroi titullin kampion për herë të pestë në histori.
Në takimet tjera të xhiros, Prishtina e Re fitoi me përmbysje ndaj Prishtinës, Drenica shënoi fitore tejet të rëndësishme ndaj Gjilanit, kurse dy takimet e tjera Ferizaj vs. Malisheva dhe Llapi vs. Dukagjini përfunduan pa fitues.
11-shja e xhiros 33:
Në bazë të paraqitjeve individuale dhe rezultateve, TopSporti ka zgjedhur 11-shen e xhiros 33, e cila përbehet nga:
Faton Maloku (Drita); Besnik Krasniqi (Drita), Keslin Shani (Drenica), Jorgo Pëllumbi (Drita), Leart Zekolli (Prishtina e Re); Eneid Kodra (Drenica), Nedim Mekic (Prishtina e Re), Assane Diatta (Malisheva); Ade Oguns (Ferizaj), Kreshnik Uka (Drenica), Ibrahim Kargbo Jr. (Prishtina e Re).

