Tefik Çanga vazhdon me fitore, ngritet në renditje

Skuadra që po debuton në Ligë të Paër, Tefik Çanga, ka vazhduar me fitore këtë xhiro dhe tani më ekipi i Sherif Topallit ka dalë në pozitë të dytë të renditjes tabelare, duke befasuar shumëkë.

Ekipi ferizajas ka shënuar fitore të thellë ndaj KEK-ut të Afrim Visokës sot në “Agron Rama” të Obiliqit, duke dominuar në pjesë të dytë për të arritur te fitorja, KEK – Tefik Çanga 1-4 [Besart Dushi 47’pen. — John Idahor 46′, Shpresim Prestreshi 65′, Luan Bilalli 88′, Endrit Bytyqi 90’+].

SHIKO TABELËN

Fitorja bën që Tefik Çanga me 13 pikë të renditet e dyta në tabelë pas gjashtë xhirove të para të stinorit, ndërkaq KEK-u për momentin është i 13-ti me gjashtë pikë nga po aq ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live