
Tjetër futbollist i Kosovës, me ndërrim ambienti në Ukrainë!
Vetëm një ditë pasi që Lindon Emërllahu u zyrtarizua si lojtar i ri i Polissyas ukrainase, mediat e atjeshme kanë nisur spekulimet se në afatin kalimtar dimëror, skuadra në fjalë do të transferojë edhe një futbollist të Kosovës.

Fjala është për qendërmbrojtësin Ilir Krasniqi, i cili aktualisht është duke luajtur për ekipin e Kolos Kovalivkas në PremierLigën ukrainase, ndërsa pritet të bëhet transfer i radhës i Polissyas.
Transferi i Krasniqit pritet t’i kushtojë Polissyas afro 2 milionë euro. Qendërmbrojtësi 189cm i gjatë këtë stinor ka pasur 14 paraqitje për ekipin e Kolosit, ndërsa sipas Transfermarkt Kolosi i ka paguar Llapit 300 mijë euro për transferin e tij.

Krasniqi 25 vjeçar ka shënuar një gol në paraqitjet e tij, përkundër pozitës që e ka, kurse nuk është ndëshkuar këtë stinor asnjëherë me karton të verdhë, e aspak me të kuq.
