
FFK Liga e ParëFFK Superliga e Kosovës
Vëllaznimi me përforcim nga Superliga?
Vazhdojnë lëvizjet në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.
Burime të TopSportit kanë mësuar se Vëllaznimi do ta shtojë në radhët e veta futbollistin Riad Murseli, i cili te Vëllaznimi do të huazohet nga Ferizaj.
Murseli, 22 vjeçar, luan si mbrojtës i djathtë dhe njihet për kontributin e tij në fazën sulmuese, me ç’rast shpesh luan edhe si anësor i djathtë në mesfushë.
Për Murselin kjo nuk do të ishte aventura e tij e parë jashtë Ferizajit, pasi që më herët ka luajtur edhe për skuadrën e Vjosës.
Kujtojmë që Vëllaznimi stinorin pranveror do ta fillojë nën drejtimin e Leotrim Krasniqit, i cili e zëvendësoi të larguarin Xhengiz Rexhepi.
