
Vushtrria zyrtarizon Besnik Kollarin
Lojtari i njohur dikur, Besnik Kollari, tani më është pjesë e Vushtrrisë, si drejtor i shkollës së futbollit. Njoftimin posa e ka zyrtarizuar FC Vushtrria, ndërsa Kollari (56) dallohet dhe ka përvojë në punë me të rinjtë.
“Emërimi i tij përfaqëson një hap të rëndësishëm në vizionin e klubit për forcimin e akademisë dhe krijimin e një baze të qëndrueshme për të ardhmen e FC Vushtrrisë.” – shkroi FC Vushtrria në njoftim, ndër të tjera.
Përndryshe, Vushtrria që drejtohet nga Armend Dallku është lidere vjeshtore e Ligës së Parë dhe duhet ta ruajë këtë pozitë gjatë pranverës për t’iu kthyer Superligës pas shumë vitesh mungesë aty.
Për gjeneratat e reja duhet theksuar, Kollari ka qenë ndër të paktit lojtarë që ka arritur të dalë nga futbolli i Kosovës para-luftës së vitit 1999 dhe të luajë jashtë vendit. Ai ka qenë pjesë e Mariborit slloven në atë kohë.
