
Ndërkombëtare
World Cup 2026: Konfirmohet data e shortit për grupet e Botërorit
Sot është konfirmuar edhe data me orën e ditës kur do të tërhiqet shorti për fazën grupore të Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanadë dhe Meksiko. The Touchline ka bërë të ditur se shorti për Kampionat Botëror do të mbahet më datën 5 dhjetor të këtij viti, me fillim prej orës 18.00.
Skuadrat tjera që do të luajnë playoff për të siguruar biletën për Botëror, do të kenë të qartë grupin që më 5 dhjetor të këtij viti. Playoffet e zonës së UEFA-së për Botëror, kur do të përcaktohen katër shtetet e fundit për biletat e fundit përtej Atlantikut, kuptohen në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm.