
Xhiroja e shtatë në mesjavë, 3 ndeshje në transmetim
Pas gjashtë xhirove të para të zhvilluara, xhiroja e shtatë e Ligës së Parë do të vazhdojë këtë mesjavë. Të martën dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet e radhës aty, ndërsa FFK ka bërë të ditur se ndeshja e vetme e së martës dhe dy ndeshje të mërkurën do të jenë në transmetim direkt në televizion.
Kështu, sipas orarit FFK ka bërë të ditur se të martën zhvillohet një ndeshje, ajo ndërmjet Tefik Çangës dhe Vushtrrisë, ndërkaq të gjitha duelet tjera luhen të mërkurën. Secila ndeshje nis në ora 15.00 në ditën përkatëse.
Të mërkurën, ndeshjet që do të jenë në transmetim direkt në televizion do të jenë Liria – Feronikeli’74 dhe Vëllaznimi – Trepça’89.
Vëllaznimi është lider i Ligës së Parë pas gjashtë xhirove të para me 16 pikë, ndjekur nga Tefik Çanga dhe Feronikeli’74 me nga 13 pikë. Vushtrria dhe Dinamoja kanë nga 12 pikë. Ndeshjet transmetohen në ArtSport.