Ylli prezanton Scott Bamforthin direkt nga stërvitja

Ndër postimet e para të Yllit në vitin 2026 është ardhja e basketbollistit amerikan që ka mbrojtur një kohë ngjyrat e reprezentacionit të Kosovës në basketboll, Scott Bamforth.

Dhe atë, direkt nga stërvitja. Bamforth është bërë pjesë e Yllit dhe pritet që të vazhdojë tërë pjesën e dytë të stinorit në Suharekë, ndërkaq amerikani është treguar të jetë plotësisht i gatshëm për paraqitje me atë që është parë në stërvitje.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Bamforth 36 vjeç, 188 cm. i gjatë, së fundi ka qenë pjesë e ekipit meksikan Fuerza Regia, ku ka luajtur mesatarisht 25.7 minuta për ndeshje, duke shënuar 17 pikë për lojë, 3.2 asistime dhe 4 kërcime.

Ylli, nesër do të ketë punë me Trepçën në kuadër të ndeshjes së parë të Kupës së Kosovës, që i takon pjesës çerekfinale. Trepça pret Yllin në “Minatori” në ndeshjen e parë çerekfinale me fillim prej orës 18.45. Bamforth do të ketë të drejtë loje në këtë përballje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live