
Lajmet kryesoreNdërkombëtare
Zhegrova debutoi te Juventus në barazim me Dortmundin
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka debutuar te ekipi i tij i ri Juventus sot, në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen ku ekipi i tij barazoi në fund ndaj Borussia Dortmundit, 4-4.
Zhegrova u fut në lojë në minutën e 87-të të ndeshjes nga trajneri i tij, Igor Tudor, për të kontribuuar në sulmet e ekipit dhe rezultatin përfundimtar me angazhimin e tij.
Kujtojmë, Zhegrova u transferua në fund të afatit kalimtar te Juventusi nga Lille, ndërsa bianconerët e promovuan mjaft magjistarin e ri të krahut të djathtë të ekipit.
Përndryshe, me kalimin te Juventus, Edon Zhegrova është bërë lojtari i parë i Kosovës që ka arritur te rekord-kampioni italian.
