11-shja e mundshme e Shqipërisë ndaj Serbisë

Shqipëria futet në përballjen më të rëndësishme të ciklit kualifikues për Botërorin 2026. Kuqezinjtë janë mysafirë të Serbisë në Leskovac, ndërsa pas humbjes së mundësisë ideale që ndeshja të fitohet në “Arenën Kombëtare” kur Rey Manaj nuk arriti të shënojë penalltinë në ndeshjen e parë ndaj serbëve, nesër mbrëma të përzgjedhurit e Sylvinhos do të duhet të fitojnë për të marrë avantazhin për pozitën e dytë në Grupin K kualifikues.

E duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes dhe prej asaj që është parë në seancat stërvitore para lojës, e përditshmja sportive tiranase Panoram Sport ka parashikuar se selektori brazilian i Shqipërisë do të dalë me këtë 11-she karshi Serbisë.

FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË (4-3-2-1):

PORTIER: Thomas Strakosha;

MBROJTËS: Arlind Ajeti, Berat Djimsiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj;

MEFSUSHORË: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani;

SULMUES KRAHU: Arbër Hoxha (Nedim Bajrami), Armando Broja;

QENDËR SULMUES: Rey Manaj (Mirlind Daku).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live