Pas humbjes nga Tirana në derbi, Partizani shkarkon trajnerin serb

Klubi i Partizanit të Tiranës, pas humbjes së fundit në derbi ndaj Tiranës, ka ndarë rrugët me trajnerin serb të ekipit të parë, Mladen Milinkovic.

Të kuqtë e Tiranës kanë bërë të ditur se kanë mbyllur bashkëpunimin me Milinkovicin, ndërsa ekipi është në pozitë të parafundit të Superiores shqiptare, me vetëm 4 pikë nga 6 ndeshje. Lider është Vllaznia me 13 pikë nga po aq ndeshje.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinković.
Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij.” — shkroi njoftimi i FK Partizanit.

Deri tani, Partizani ka vetëm një fitore në kampionat ndërsa ka radhitur së fundi katër disfata, pas startit me fitore e barazim. Partizani u mposht në derbin e kryeqytetit nga Tirana, 0-3.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live