Dubrava i gëzohet fitores ndaj Pejës “së pasur”

Skuadra modeste nga Zagrebi, Dubrava mposhti mbrëmë Pejën në kuadër të ligës ENBL 98-83, për të marrë fitoren e parë të stinorit në këtë ligë. Peja në anën tjetër pësoi edhe në ndeshjen e dytë të ENBL-së.

Fitorja, i ka gëzuar mjaft kroatët, ndërsa vetë trajneri i ekipit Tihomir Bujan ka theksuar pas ndeshjes se ka qenë fitore e rëndësishme duke pasur parasysh se ata janë me buxhet më të mirë.

“Fitore e rëndësishme për ne. Kemi kontrolluar lojën dhe kemi mbajtur ritmin ashtu siç kemi dashur. Peja është ekip i mirë dhe me shtatë amerikanë në skuadër nuk janë ekip që kushton lirë. Ne në këtë rast luajtëm praktikisht pa tre lojtarë…” ka thënë ndër të tjera Bujan pas ndeshjes.

Dubrava ruajti epërsinë ne pjesë të parë me 50-41. Peja u rikthye në çerek të tretë me 15-26, për të hyrë në çerek të fundit të ndeshjes me 65-66. Por në atë të fundit vendasit dominuan me 33-17 për të fituar ndeshjen 98-83.

Kristijan Krajina me 28 pikë ishte më efikasi te Dubrava. Nga 18 pikë i dhanë Emir Sabic dhe John Wright. Te pejanët Cesare Edwards me 17 pikë ishte më efikasi, ndërsa me 16 pikë lojën e përfunduan Tajh Green dhe Jordan Johnson.

Në xhiron e radhës, Peja pret Spartak Plevenin në ndeshjen që është planifikuar të luhen më 28 tetor. Ndërsa Dubrava Ring Zellin më 11 nëntor.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live