Dinamoja i shkakton humbjen e parë Prishtinës

Dinamo e Zagrebit i ka shkaktuar humbjen e parë të stinorit Prishtinës në kuadër të ENBL. Në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” zagrebasit kanë triumfuar ngushtë, duke fituar ndeshjen me rezultat 80-82, që ka qenë edhe humbja e parë e prishtinasve në ENBL 2025/26.

Prishtina hyri në këtë ndeshje me seri prej tre fitoreve radhazi dhe kishte epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes. Por, çereku i fundit u tregua fatal për ekipin e Michalis Kakiouzis, kur Dinamoja bëri dallim të madh në rezultat në këtë periudhë loje (11-26) për të fituar ndeshjen!

Delonnie Hunt me 26 pikë, 10 asistime e 5 kërcime ka qenë alfa e Dinamos sonte, ndërsa me 18 pikë u dallua Filip Kraljevic.

Te Prishtina nuk mjaftuan as 29 pikët e Adrio Baileyt, derisa Deondre Burns dhe Lamb Autrey kryen lojën me 16 pikë, përkatëisht 14.

Pas kësaj disfate, Prishtina bëhet me bilanc 1-3 në ENBL ndërsa Dinamoja 2-0.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live