
Mediat konfirmojnë mungesën e Benjamin Seskos ndaj Kosovës
Sulmuesi më i famshëm i ekipit slloven, Benjamin Sesko, nuk do të luaj përfundimisht në ndeshjet kualifikuese të nëntorit për ekipin kombëtar të tij. Njoftimin e kanë dhënë mediat angleze, ndërsa e transmetojnë ato sllovene, duke konfirmuar se edhe selektori Matjaz Kek ka ftuar Benjamin Vrbicin në vend të tij në ekipin e përfaqësueses së Sllovenisë.
Lëndimi i lehtë, por mungesa e sigurt
Sesko, që këtë verë u transferua te Manchester United nga Leipzig, është lënduar në ndeshjen e fundjavës që e lamë pas, ku Manchester United barazoi ndaj Tottenham Hotspurit. Derisa lëndimi i tij nuk u pa si i rrezikshëm, mungesa njëjavore e tij është thuajse çështje e kryer kanë bërë të ditur mediat, transmeton edhe sllovenasja publike, RTV SLO.
Skanimi magnetik ka treguar se lëndimi muskular i tij nuk e lë atë për kohë të gjatë jashtë fushave, por qendërsulmuesit shtatëgjatë do t’i duhet minimalisht 1-2 javë pushim për t’u shëruar plotësisht, shkroi ajo.
Dueli i rëndësishëm, për të dyja palët
Kosova është mysafire e Sllovenisë këtë të shtunë, 15 nëntor. Kosovës i duhet së paku një pikë për të siguruar playoffin historik për Botëror. Sllovenia kërkon fitore në këtë ndeshje për të mbetur në garë për playoff. RTV SLO shpreson që forma e mirë e sulmuesit tjetër të skuadrës, Andrej Sporar ta zëvëndësojë Seskon në mënyrë më të mirë në këtë ndeshje.
REZULTATET E DERITASHME:
5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2
Zvicra-Sllovenia 3-0
Kosova-Suedia 2-0
Kosova-Sllovenia 0-0
Suedia-Kosova 0-1
Sllovenia-Zvicra 0-0
TABELA AKTUALE E GRUPIT B:
2. Kosova 7 pikë,
3. Sllovenia 3 pikë,
4. Suedia 1 pikë.
NDESHJET E MBETURA:
15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova
18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.
Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.
