
FFK Superliga e Kosovës
Edhe Gjilanit i anulohet ndeshja!
Edhe skuadra e Gjilanit që po qëndron në përgatitje messezonale në Antalya, ka bërë të ditur se i është shtyer ndeshja e sotme e paraparë miqësore.
Të kuqtë e Anamoravës kanë bërë të ditur se, njëjtë sikurse FC Feronikeli’74, për shkak të shiut tepër të madh ndeshja është anuluar. Gjilani ka pasur të paraparë për sot, miqësoren me ekipin kazak Aktobe.
“Ndeshja miqësore ndërmjet FC Aktobe nga Kazakistani dhe SC Gjilani është anuluar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Antalia të Turqisë.
Për çdo informacion të ri rreth planifikimit të radhës së kësaj ndeshjeje, do t’ju mbajmë të informuar në njoftimet në vijim.” — shkroi njoftimi i SC Gjilanit.
