Prishtina i rikthehet fitoreve, thellon krizën e Rahovecit

Fitore për Prishtinën në udhëtim te Rahoveci sot.

Ndeshja hapëse e xhiros së 17 në Superligë u mbyll me rezultat 59-68 në të mirë të kryeqytetasve. Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës pas tri humbjeve radhazi në ligë, kurse kriza e Rahovecit vazhdon të thellohet. Kjo ishte humbja e gjashtë radhazi në ligë për “Vreshtarët”.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e barabartë (34-36), por çereku i tretë ishte fatal për Rahovecin. Ky çerek u mbyll 13-22 për Prishtinën dhe ndeshja më nuk pati histori.

TABELA AKTUALE

Julian Roche me 14 pikë e 8 kërcime ishte më i miri te Rahoveci sonte, e te Prishtina u dalluan Khalil Dukes (20 pikë, 5 asistime, 3 kërcime) dhe Elijah Clarence (19 pikë, 5 kërcime, 2 asistime).

Xhiron që vjen, Rahoveci i shkon Pejës, kurse Prishtina luan si mysafire e Bashkimit në Prizren.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live