Edhe zyrtarisht, Alban Dragusha te Prishtina

Ende pa u bërë 24 orë prej dorëheqjes së Afrim Tovërlanit, Prishtina ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit të parë të saj. Alban Dragusha (44) merr timonin e bardhekaltërve për t’i këndellur ata së paku në pjesën e fundit të stinorit dhe për t’i mbajtur në luftë për gara evropiane nëse jo për më shumë.

Dragusha së fundi ishte pjesë e Ramiz Sadikut të Prishtinës, ndërsa ekipi ndau rrugët dje pasdite me të!

“Trajneri 44-vjeçar vjen pas një periudhe të suksesshme te skuadra e Ramiz Sadikut, të cilën e ka drejtuar që nga korriku i vitit 2023. Nën udhëheqjen e tij, kjo skuadër u shndërrua në një nga befasitë më të këndshme të ligës së parë në këtë sezon.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Dragusha ka drejtuar edhe ekipin e Vushtrrisë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te Drita.
Ai ka ndërtuar një karrierë të pasur edhe si futbollist, duke luajtur në disa vende si Ukraina, Azerbajxhani, Suedia, Shqipëria dhe Kosova.
Klubi i uron trajnerit Dragusha mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e skuadrës bardhekaltër.”

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live