
FFK Liga e Parë
Befasisht, Ramiz Sadiku ndanë rrugët me Dragushën
Përkundër rezultateve të mira dhe punës që po e bën prej fillimit të stinorit 2023/24 aty, Alban Dragusha është ndarë me ekipin e Ramiz Sadikut sot. Njoftimin e befasishëm e ka bërë klubi verdhekaltër nga kryeqyteti, ndërkaq gjithashtu kanë bërë të ditur se vendin e tij do ta zë ndihmësi i parë i tij Triumf Sinani.
Përndryshe, Prishtina pak më parë njoftoi se Afrim Tovërlani dha dorëheqje nga posti i tij pasi që u mposht nga Ferizaji sot dhe pikërisht Dragusha mund të jetë personi që do ta pranojë timonin e rekord-kampiones së Kosovës.
