
Dallkut 500 euro dënim për ofendime ndaj kundërshtarit
Trajneri i ekipit lider të Ligës së Parë, Armend Dallku, është dënuar me 500 euro nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës pranë FFK-së, pas ofendimeve të rënda të bëra në drejtim të bankës dhe personave aty të ekipit kundërshtar, Tefik Çanga.
Për këtë gjë, kishte reaguar edhe Tefik Çanga, duke shkruar një komunikatë të gjatë për të treguar detajet që kishin ndodhur në “Ferki Aliu” ku ekipi i Dallkut Vushtrria, që po mëton Superligën, kishte bërë.
VENDIMI I KDE-së:
Kryetrajneri i KF “Vushtrria”, Armend Dallku. Ofendon me fjalë të rënda disa herë gjatë ndeshjes kryetrajnerin dhe një zyrtar të skuadrës mysafire. Sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes Vushtrria –Tefik Çanga.
Bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika C të Rregullores disiplinore: dënohet me gjobë prej 500 euro.
REAGIMI I KF T. ÇANGËS:
KOMUNIKATË ZYRTARE
Klubi i futbollit Tefik Çanga, reagon fuqishëm ndaj sjelljeve të pahijshme dhe krejtësisht të papranueshme të trajnerit të Vushtrrisë, Armend Dallku, ne ndeshjen e zhvilluar ndaj nesh!
Nga minuta e pare e takimit e gjate gjithë ndeshjes, personi në fjalë nuk ka ndalur asnjëherë ofendimet e fyerjet me fjalët më të pista e më të ulta dhe provokimet ndaj kryetrajnerit tonë, bankës rezervë dhe skuadrës në fushë.
Atij sikur nuk i mjaftonin fyerjet e ofendimet por kerkonte edhe më tepër madje duke shkuar deri në atë pikë sa të kërkojë nga lojtarët e tij që të godasin lojtarët tanë.
Sjellja e tillë e një ish reprezentuesi të Kombëtares së Shqipërise apo e një “trajneri” si ai tregon shumë për karakterin e tij dhe është e papranueshme për një ndeshje futbolli.
Ne i dënojmë fuqishëm ofendimet dhe sjelljet e tij ndaj trajnerit dhe lojtarëve tanë.
Është e turpshme që një sportist dhe trajner të sillet në këtë mënyrë.
Në fund të ditës, veprimet dhe sjellja e tij flasin më shumë se çdo fjalë dhe tregojnë qartë nivelin e respektit që ai ka për sportin dhe për kundërshtarin.
KF TEFIK ÇANGA do të vazhdojë të tregojë kulturë sportive dhe do të dënojë çdo sjellje të tillë e cila dëmton sportin dhe shkakton urrejtje të panevojshme në komunitetin sportiv!
