Erblin Sokoli vendos, Vllaznia fiton derbin ndaj Lepencit

Në derbin e Ligës së Dytë, të luajtur në Pozharan sot, Vllaznia ka shënuar fitore ndaj Lepencit me rezultat 1-0. Golin e vetëm dhe të fitores për Vllazninë e ka shënuar Erblin Sokoli, të bukur, pas një depërtimi në zonën e kaçanikasve, për fitore.

Kjo ka qenë fitorja e 16-të kampionale e Vllaznisë dhe tashmë i janë afruar Lepencit në 2 pikë. Aktualisht lidere e Ligës së Dytë është Mitrovica me 56 pikë, ndërsa ndiqet nga Lepenci me 53 dhe Vllaznia me 51. Vetëm dy vendet e para nga Liga e Dytë sigurojnë Ligën e Parë stinorin që vjen.

Përndryshe atmosfera në terren me bar artifical në Pozharan ka qenë e mirë dhe ka pasur shikues nga të dyja palët në këtë ndeshje interesante të kategorisë në fjalë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live