Bashkimi fiton ndeshjen e tretë, një hap larg finales

Fitore për Bashkimin në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Borës.

Në “Sezai Surroi” sonte prizrenasit triumfuan 88-73, për të kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale të Play Off-it të Superligës dhe për të qenë tashmë një fitore larg finales së madhe.

Mysafirët ishin më të mirë vetëm në çerekun e parë (17-23), e më pas prizrenasit e morën ndeshjen në dorë dhe e mbyllën takimin me fitore të merituar.

Shannon Shorter me 23 pikë ishte bindshëm më i miri te Bashkimi, ndërkohë pikë dyshifrore patën edhe Kenny Wooten (15), Valon Bunjaku (11) dhe Jalen Riley (11).

Te Bora, Jordan Dingle me 23 pikë ishte më i miri, Tyler Cheese shtoi 13, e pjesa tjetër e skuadrës zhgënjeu sonte.

Ndeshja e katërt e serisë luhet të shtunën (2 maj) mbrëma në kryeqytet. Nëse Bashkimi fiton, seria përfundon aty, e nëse Bora fiton, do të kemi edhe një ndeshje të pestë dhe vendimtare në Prizren mesjavën e ardhshme.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live