Trepça emëron trajnerin e ri, për të bërë ekip konkurrues!

Ekipi i Trepçës, që nuk po arrin të kthehet në Superligë qe sa vite tashmë, ka emëruar gjatë fundjavës që e lamë pas trajnerin e ri të ekipit. Mitrovicasit, që së fundi drejtoheshin përkohshëm nga Liridon Voca, kanë emëruar trajner të ri të ekipit Shpëtim Babajn, me të cilin po synojnë të krijojnë ekip të disiplinuar dhe konkurrues!

Përndryshe Trepça këtë stinor punoi me Emin Baliqin fillimisht, pastaj vazhdoi me Tahir Lushtakun dhe tani më pas periudhës së kaluar me Vocën emëruan Babajn, të cilit i janë bashkuar edhe ndihmës të ndryshëm në staf, për të shtuar dimensionin profesional në ekip.

Shiko: TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

“KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë emërimin zyrtar të Shpëtim Babajt në pozitën e trajnerit të parë të skuadrës.
Trajneri Babaj tashmë ka nisur punën me ekipin, duke filluar përgatitjet dhe organizimin e skuadrës me synim ndërtimin e një grupi konkurrues dhe të disiplinuar.
Pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Shpëtim Fetahu, i cili do të ushtrojë detyrën e ndihmës-trajnerit, duke sjellë përvojë dhe mbështetje të rëndësishme në punën e përditshme me ekipin.
Gjithashtu, stafit të KF Trepça i është bashkuar edhe Yll Veliu në rolin e video-analistit, duke shtuar një dimension profesional në analizën e ndeshjeve dhe përgatitjen taktike të skuadrës.
Klubi i uron mirëseardhje stafit të ri dhe suksese në rrugëtimin e përbashkët.” – shkroi KF Trepça në njoftim.

Përndryshe, stinori 2025/26 për Trepçën shkoi në mes të tabelës në Ligë të Parë, ndërsa aktualisht janë në pozitë të dhjetë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të stinorit. “Minatorët” pritet të përgatiten mirë gjatë verës që vjen për të krijuar ekip sa më të fuqishëm për të arritur synimet e tyre gjatë stinorëve që vinë.

Kujtojmë, Babaj së fundi punoi te Prishtina e Re në Superligë ku së pari ishte drejtor sportiv, derisa pas ndarjes me trajnerin e ekipit të tyre ai mori edhe për disa xhiro timonin e bardhekaltërve kryeqytetas.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live