
Fitore në “Karagaç”, Trepça shkon në finale!
KB Trepça ka fituar sonte ndaj Pejës në “Karagaç”, për ta fituar kështu serinë gjysmëfinale 3-1 dhe për të shkuar në finale.
Mitrovicasit sonte triumfuan me rezultat 96-103 dhe siguruan kalimin në finale.
Peja e fitoi çerekun e parë 32-24, duke e nisur mirë ndeshjen, por mysafirët shpërthyen në çerek të dytë (14-34) dhe e morën epërsinë për mos ta lëshuar më deri në fund.

Daquan Bracey me 31 pikë dhe Dardan Berisha me 24 pikë ishin më të mirët te Peja sonte, kurse te mitrovicasit Akili Vining me 24 pikë dhe Seketoure Henry e Kenneth Hasbrouck me nga 18 secili ishin më të dalluarit.
Në finale Trepça e pret fituesin nga dueli Bashkimi vs. Bora, ku për momentin seria është e barazuar 2-2 dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e pestë të serisë të mërkurën mbrëma (6 maj) në Prizren.
