Bora fiton në vazhdime, siguron ndeshjen vendimtare për finale

Vazhdon historia pozitive për Borën, që tashmë ka shtyer serinë gjysmëfinale të playoffit të Superligës në ndeshjen vendimtare ndaj Bashkimit, pasi që ka arritur të barazojë serinë në 2-2 me fitoren e arritur pas vazhdimeve në ndeshjen e katërt të serisë.

Bora fitoi 104-99 ndeshjen, që përfundoi në kohë të rregullt me 85-85. Në vazhdime, më të mirë debutuesit në playoff për të siguruar ndeshjen vendimtare dhe për të vazhduar shpresën në stinorin e tyre të ëndrrave.

Me 27 pikë në këtë fitore shkëlqeu Tyler Cheese, që bëri edhe 8 kërcime e 3 asistime, ndërsa me nga 18 pikë lojën e përfunduan Rron Ukaj e Alex Hunter. Ky i fundit kreu duelin me double-double, duke bërë edhe 10 asistime në fitore.

Te Bashkimi, që nuk arriti t’i bëj ballë Borës në vazhdime, lojtari më efikas ka qenë Shannon Shorter me 30 të shënuara. 17 pikë i dha Jalen Riley, kurse 12 të tjera i shtoi Kyan Anderson.

Tani, mesjavën që vjen (të mërkurën, 6 maj) Bashkimi pret Borën në “Sezai Surroi” në përballjen vendimtare, fituesi i së cilës siguron finalen e madhe të playoffit të Superligës ku i pret Trepça. Kampionët aktual të Superligës eliminuan Pejën 3-1 në serinë gjysmëfinale për të siguruar finalen e radhës në Superligë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live