Xhemal Ibishi (Malisheva) – Ylli i javës (31)

Epiteti i më të mirit të xhiros XXXI në Superligë sipas FFK-së i takon Xhemal Ibishit të Malishevës.

Sulmuesi i Malishevës shënoi dy gola në fitoren e Malishevës ndaj Gjilanit dhe me meritë arriti ta fitojë këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij.

“Ka qenë një ndeshje ndër më të vështirat në këtë kampionat. Kemi analizuar kundërshtarin në detaje për ta mposhtur dhe për të arritur synimin që kemi si ekip. Shpresoj që kemi arritur nëmënyrën më të mirë të mundshme, por ende nuk ka përfunduar, pasi i kemi edhe pesë finale deri në fund të sezonit.

Synimi dihet që është vendi i tretë, që na dërgon në Europë. Besoj që kemi bërë një punë shumë të mirë së bashku si ekip, jemi angazhuar dhe mendoj që edhe rezultatet kanë ardhur në mënyrënmë të mirë të mundshme. Së pari dua të falënderoj trajnerin për besimin e dhënë, gjithashtu edhe bashkëlojtarët dhe stafin e ekipit, pasi pa ndihmën e tyre nuk do të kisha mundur të shënoj dy gola kaq të rëndësishëm dhe t’i ndihmoj ekipit në realizimin e synimeve“, tha Ibishi për faqen zyrtare të FFK-së pas pranimit të çmimit.

Gjithashtu, Ibishi u zgjedh edhe në 11-shen e javës të TopSportit për këtë xhiro.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live