
Superliga: Formacioni i javës (31)
Kjo mesjavë kaloi me ndeshjet e zhvilluara në kuadër të xhiros së 31 në Superligë.
Po shkojmë drejt fundit të sezonit dhe tashmë të gjitha ndeshjet janë me rendësi të madhe për skuadrat.
Kjo xhiro kaloi me fitore për Dritën e Ballkanin, që po luftojnë për titull, ndërkohë fitore shënuan edhe Malisheva në luftë për Evropë, Llapi në luftë për mbijetesë dhe Dukagjini për konsolidim të pozitës mbi skuadrat që luftojnë për mbijetesë.
Si zakonisht, TopSporti ka zgjedhur 11-shen me më të mirët e kësaj xhiroje.
11-shja e xhiros XXXI:
Adnan Golubovic (Ballkani); Arlind Veliu (Malisheva), Jorgo Pëllumbi (Drita), Dren Kryeziu (Malisheva), Ilir Blakçori (Llapi); Dienit Isufi (Dukagjini), Toni Domgjoni (Ballkani), Dardan Morina (Dukagjini); Liridon Balaj (Drita), Edon Sadriu (Llapi), Xhemal Ibishi (Malisheva).

